FOTO/ Uaaa, po ky…? Noizy e mbështeti publikisht, Stresi habit me fjalët ndaj tij

Noizy dhe Stresi i kanë dhënë fund armiqësisë disa vjeçare.

Muajt e fundit, ata kanë treguar se i kanë sheshuar problemet dhe tashmë gëzojnë një raport të mirë. Këtë gjë e vënë në pah dhe përmes mediave sociale. Së fundmi, Noizy ka treguar mbështetjen për projektin e ri të Stresit.

Noizy ka publikuar këngën e re në Instastory, postim të cilin më pak e ka shpërndarë dhe Stresi. Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ka qenë mbishkrimi me të cilin e ka shoqëruar. “Gjysma ime ti.”, ka shkruar reperi shoqëruar me emojin e një peshkaqeni.

Kujtojmë që Stresi iu përgjigj pyetjes që merr më së shumti tani nga ndjekësit. Kur do të vijë me një duet me Noizy-n? “E rëndësishme është që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë.

Për të tjerat vijnë vetë pa plane. Respekt për të gjithë fansat. Vetëm kështu të bashkuar, nuk ka asgjë që na thyen.“, tha ai.

TE TJERA

spot_img