Erdhi nga Arabia dhe u bë nuse në Shqipëri, historia e Asmaa me djalin shqiptar

Asmaa Wafi është një zonjë nga Arabia Saudite e cila prej 12 vitesh jeton në Shqipëri, pasi është martuar me një burrë shqiptar dhe së bashku kanë 3 fëmijë.

Asmaa ishte e ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ku tregoi historinë e saj të dashurisë, si u njoh me bashkëshortin shqiptar dhe vendimin që morën për të jetuar në Shqipëri.

Asmaa thotë se me bashkëshortin nga Jugu i Shqipërisë, të cilin preferon ta mbajë diskret, u njoh kur ky i fundit ishte në Arabinë Saudite për studime.

Takimet e shpeshta mes tyre, për shkak se Asmaa ishte përkthyese arabisht-anglisht, bënë që mes tyre të lindte një histori dashurie.

Ajo thotë se babai i saj donte që të jetonin në Arabi, por në fund u kthyen në Shqipëri dhe vendosën të jetonin në vendin tonë.

“Jam mësuar se kam 12 vjet dhe mësova absolutisht si gjuhën, edhe njerëzit janë afër me tradita, janë të dashur në Shqipëri, edhe i kanë qejf arabët. Në fillim kisha frikë mos ishte Shqipëria shumë evropiane, por nuk ishte, ishte miks.

Desha që vendi të ketë tradita, kulturë, edhe Shqipëria e ka. Bashkëshorti im është shqiptar, kishte ardhur atje (në Arabinë Saudite) për të studiuar kurs dhe jemi takuar atje, kemi bërë dasmë e pastaj kemi ardhur në Shqipëri. U njohëm nga puna si përkthyese anglisht-arabisht.

Jemi takuar edhe më prezantoi familjen. Faktikisht kishim për të jetuar andej. Unë desha të jetoj në Arabi. Babai im dhe familja donte që të jetonim atje se kishin merak të largohesha unë. Pastaj erdhëm në Shqipëri. Është djalë i vetëm dhe e detyronin të rrinte me familjen”, tregon Asmaa.

Çifti ka 3 fëmijë, ndërsa Asmaa punon si sipërmarrëse dhe motivuese për gratë e tjera që duan të fuqizojnë veten dhe pasurinë e tyre.

TE TJERA

spot_img