Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’: Nuk paska qenë aq budalla Enveri

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta.

Nisur nga vilat që kanë të dy në bregdet, me ironi Hoxha shkruan krahas fotos ‘Komshinjtë te Gjiri i Lalzit’.

Jo vetëm kaq, por Hoxha ka ironizuar edhe qëndrimin që mban presidenti Meta ndaj shpalljes ‘non grata’ të Berishës dhe rrezikut të mundshëm të shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA pasi të dorëzojë postin e Presidentit të Republikës.

Postimi i plotë:

“Natyre e qete”….

“Komshinjte te Gjiri Lalzit”…

Presidenti ne detyre:”Nuk paska qene aq budalla Enveri, qe e shpalli Ameriken armike, dhe gjithe diplomatet amerikane “non grata”…

TE TJERA

spot_img