“Vesh taka dhe lyen buzët” Ja si reagon Eglein Laknori kur lexon komente negative nga publiku

Eglein Laknori është padyshim një ndër aktorët më të preferuar të publikut, ku me humorin e tij jo vetëm që i ka bërë të gjtihë për vete, por edhe në përditshmërinë e tyre frazat humoristike që Egi përdor janë pjesë e pandashme e publikut.

 

I ftuar në një mbrëmje speciale në D-Night nga Dajana Shabani në Rtv Ora në një intervistë ku mezi mbaheshin të qeshurat, humoristi u ndal paksa te paragjykimet që mund t’i bëjnë të tjerët.

 

Dajana: Egi shpesh herë paragjykohesh në Shqipëri se ndonjëherë vendos edhe ndonjë buzëkuq e ndonjë palë taka. Komenteve negative si iu përgjigjesh zakonisht?

 

Eglein Laknori: Kur e fillova këtë profesion le të themi përpara 13 vitesh e kisha problem në fakt, edhe kur dilnin rolet e mia në YouTube se në atë filloi edhe YouTube e kisha problem dhe thoja se ça kanë këto njerëz që nuk iu pëlqej sepse në fillime je edhe natyrë emotive.

 

Me kalimin e kohës ti fiton imunitet dhe fillon të bëhesh edhe më i njohur dhe më i dashur dhe nuk e kam më fare problem dmth. Vetëm ata që flasin fjalë të pista unë iu bëj bllok sepse i kam tmerr fjalët e pista në jetën time, kurse kur shkruajnë psh se ti nuk bën për këtë punë apo nuk më pëlqen…këtë gjë nuk e kam problem e lë aty.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...