Shperthim me tritol me banesen e efektivit te policise ne Shkoder…

I është vënë tritoli një biznesi në qytetin verior të Shkodrës.

Mësohet se biznesi është në pronësi të policit Ndrek Rrasa. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të kësaj të premteje në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka shkatërruar ambientet e një lokali në fshatin Grudë e Re të Shkodrës. Tritoli i është vënë lokalit në pronësi të ish-efektivit të policisë së Shkodrës, Ndrek Rrasa.

Më pas autori i ka vënë flakën edhe mjetit të ish-policit që ishte e parkuar. Nje video te marre nga kamerat e sigurise shihet sesi një person është maskuar si grua, i hedh tritolin lokalit dhe më pas i ka vënë zjarrin mjeti.

Ai shihet i veshur me fustan, ndërsa në kokë ka të vendosur një paruke. Autori i vë flakën mjetit me lëndë djegëse dhe më pas largohet nga vendi iu ngjarjes. Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vetë Rrasa, i cili tha se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk e di se kush mund ta ketë bërë këtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...