Rama me deklaratën e fortë: “Nëse negociatat me Shqipërinë nuk hapen deri në qershor, ne do…”

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e KiE deklaroi se nëse nuk hapen negociatat për Shqipërinë deri në muajin qershor, atëherë do të vendoset ndryshim kursi.

 

 

Rama tha se shpreson që Bullgaria të hapë rrugën, në të kundërt do kërkohet shkëputja nga Maqedonia e Veriut.

 

“Sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut unë e kam thënë ia thashë edhe presidentit të Këshillit Evropian, ne jemi absolutisht në një linjë me KiE dhe deri në fund kur të kryhet dhe mbledhja e KiE ku jemi të ftuar të marrim pjesë e përmbyllet presidenca franceze ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën nëse nuk do ndodhë ne do ndryshojmë kursin gjë që e kemi konsultuar edhe me publikun këtu, e një shumicë e konsiderueshme shqiptarësh kanë thënë që nëse nuk ndodh gjatë presidencës franceze,

 

të shkëputet jo nga Maqedonia e Veriut por të shkëputet nga kthetrat e Bullgarisë.”, u shpreh Rama.

TE TJERA

spot_img