Punonjësja e postës hedh pagesën gabim, i kthen paratë nga xhepi qytetares

Entela Zeneli, një qytetare e Tiranës, është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan për një problem me siguracionet, pagesat e të cilave për 2 muaj i ka bërë pranë Postës në Kombinat.

 

Bëhet fjalë për 140 mijë Lekë të vjetra, por që punonjësja e postës gabimisht i ka hedhur në llogarinë e dikujt tjetër. Vjollca ka 4 muaj që nuk po e zgjidh dot problemin.

 

“Unë kam që në Janar që paguaj 2 muaj sigurime, Nëntorin edhe Dhjetorin. Shuma diku te 140 mijë Lekë gati. Kam ardhur në datë 20 Janar për të kaluar sigurimet e mia edhe u bënë sot 4 muaj gati që akoma s’më ka kaluar sigurimet e mia. Po vij pothuajse përditë, do kalojnë sot, do kalojnë nesër. Arsyeja që s’mi kanë kaluar mua është se i kanë kaluar dikujt tjetër nga punonjësja Vjollca Gogollari. Që më datë 20 Janar deri më sot akoma s’ka kaluar gjë. Punonjëset ngrinë supet”, thotë denoncuesja Entela Zeneli.

 

Qytetarja i drejtohet Postës në Kombinat dhe takon punonjësen Vjollca Gogollari dhe përgjegjësen e saj, dhe të dyja thonë se nuk mund t’i paguajnë nga xhepi paratë e sigurimeve të zonjës, edhe pse vetë e kanë bërë gabimin.

 

Qytetarja-Si i bëhet tani?

 

Përgjegjësja-Do nxirrni faturën!

 

Punonjësja Vjollca Gogollari-Po mirë, më fal del në sistem fatura? Unë ia nxjerr, unë ia kisha….

 

Përgjegjësja-E di! Po s’ka ajo. Ia ka rregulluar ekonomistja veprimin.

 

Qytetarja-Në sistem nuk më dalin ato! Më dalin të bllokuara!

 

Përgjegjësja-Ai duhet të ta bëjë nga e para pagesën, po ajo nuk po sjell lekët, se thotë pa dhënë unë një mandat, unë nuk të jap lekët!

 

Qytetarja-Po u bë që në janar….

 

Punonjësja Vjollca Gogollari-Po ç’të bëj dhe unë? S’i paguaj nga xhepi! Gabimi im është vërtetë!

 

Qytetarja-Po mirë, tashi nga xhepi….po unë ça të bëj me lekët e mia tashi?

 

Punonjësja Vjollca Gogollari-S’ke faj!

 

Qytetarja-Me thënë të drejtën, prita deri tani, se thashë hajt, se po bëhet ndonjë gjë….

 

Punonjësja Vjollca Gogollari-S’ke faj! Dëgjo, ma filluan këtu Vjollcës këtu, t’i them do mandatin zonjë, urdhëro!

 

Pas qytetares, në Postën e Kombinatit shkon gazetarja e Stop e cila interesohet për problemin. Punonjësja që ka ka bërë gabimin e pranon këtë fakt dhe i jep zgjidhje rastit duke e paguar nga vetja dëmin që ka shkaktuar. Ndërkohë, gazetarja e Stop i bëri thirrje edhe qytetarit Eltjon Sadiku, që të kthejë paratë në degën e postës, para të cilat i kanë shkuar gabimisht në llogari jo për faj të tij, por për një gabim njerëzor të punonjëses.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...