“Jo çdo gjë e kam bërë për para”/ Nuredin Dumani tregon si mori hak ndaj biznesmenit: U vesha si plak dhe…

Nuredin Dumani jo çdo gjë e bënte për para. Ai ka treguar një rast kur i vendosi tritol në restorantin e një personi që kishte pasur një përplasje me vëllanë e Festim Qolit, Petritin.

Në dëshminë që ka dhënë në SPAK, Dumani tregon se në vitin 2020, i maskuar si plak ka shkuar dhe ka vendosur lëndën plasëse në kolonat e restorantit, e pas ngjarjes, mori vetëm një falenderim nga Festimi. Ky i fundit e kishte kontraktuar më parë për vrasjen e Elvis Dedajt.

“Djali i tezes së Elio Bitrit (Djali i tezes së Elio Bitrit ishte diku te 35 – 40 vjeç, i shëndoshë, i shkurtër sa unë, nga Elbasani, konsumator droge) punonte në një firmë që hapnin tunele. E kam blerë nga Elio 300 Euro materialin. Djali i tezes së Elios na siguroi materialin, ishte gati vetëm për të vënë shkrepësen.

Isha veshur si plak, u rrezova me biçikletë. Në momentin që u rrëzova erdhën 2 djem për të më ndihmuar por s’pranova dhe ika. Ke ura Dajlanit mora biçkletën në krahë pasi është malore. Këta 2 djem më ndoqën nga pas për të më kapur por nuk mundën. U futa për në Shkozet më pas dhe ika për në shtëpi. Më falenderoi Festimi të nesërmen për këtë ngjarje,”-tregon ai.

PJESË NGA DOSJA:

Në kuadër të procedimit penal nr.75 të vitit 2022 është administruar edhe deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës, i cili në lidhje me këtë ngjarje sqaron se: “……Për Festimin kam bërë një shpërthim me eksploziv në vitin 2020, në plazh në Durrës, e kam bërë pa lekë. Petriti, vëllai i Festimi, ishte gërric me një person që kishte një restorant dhe hotel afër disko Colombos afër urës së Dajlanit.

Pasi jam takuar me Festimin ai më shprehu shqetësimin që kishte vëllai i vet Petriti dhe më tha do ma bësh këtë punë (vendosjen e eksplozivit). Më dërgoi vetë te lokali 10-12 ditë para ngjarjes për të më treguar vendin se ku ndodhet. Më pas planin e bëra vetë. Lëndën plasëse ma siguroi Elio Bitri një shok që do flas dhe më poshtë.

Djali i tezes së Elio Bitrit (Djali i tezes së Elio Bitrit ishte diku te 35 – 40 vjeç, i shëndoshë, i shkurtër sa unë, nga Elbasani, konsumator droge) punonte në një firmë që hapnin tunele. E kam blerë nga Elio 300 Euro materialin. Djali i tezes së Elios na siguroi materialin, ishte gati vetëm për të vënë shkrepësen. Pasi mora lëndën kam shkuar me një biçikletë çiklisti tek vendi ku do kryeja shpërthimin. E kam vendos me 2 pjesë të ndryshme që të bëja dëme tek restoranti.

E vura shkrepësen dhe ika pastaj. Isha veshur si plak, u rrezova me biçikletë. Në momentin që u rrëzova erdhën 2 djem për të më ndihmuar por s’pranova dhe ika. Ke ura Dajlanit mora biçkletën në krahë pasi është malore. Këta 2 djem më ndoqën nga pas për të më kapur por nuk mundën. U futa për në Shkozet më pas dhe ika për në shtëpi. Më falenderoi Festimi të nesërmen për këtë ngjarje”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...