E papritur se cfare i ndodhi gazetares Klodiana Lala ne Viene…

Gazetarja Klodiana Lala ka fituar çmimin e dytë të Bursës Ballkanike për gazetari investigative.

 

Ky vlerësim u nda mes Lalës, gazetares serbe Marija Vuçiç dhe gazetarit grek Jason Athanasiadis. Juria ka vendosur të shpërndajë pjesën tjetër të fondit të çmimeve mes tre shkrimeve fituese, në vend që të ndajë vendin e dytë dhe të tretë.

 

Ndërsa çmimin e parë e mori gazetari polak Dariusz Kalan për artikullin e tij të vitit 2020 “Përplasja e makinës që përkuli rrotat e drejtësisë polake”.

 

Lala u vlerësua për investigimin e saj të vitit 2021 me titull “Historia e k.rimit shqiptar: Peng në zinxhirin e kokai.nës.”Bursa Ballkanike për Ekselencën Gazetareske nisi në vitin 2007 për të promovuar raportimet me cilësi të lartë dhe ndërkufitare.

 

Ajo zbatohet nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe mbështetet nga Fondacioni ERSTE.Kujtojmë se Klodiana Lala është një nga gazetaret më të mira në vend, që ka fituar shpeshherë cmime të rëndëishme në Europë.

TE TJERA

spot_img