Berisha përfshihet në skandal, falsifikon vulën dhe logon e PD, shantazh gjykatës t’i japë ….

Ambicia dhe nxitimi i ish-kryeministri Sali Berisha për të uzurpuar Partinë Demorkatike pa folur ende gjykata, ka provokuar dje një skandal të madh.

Pasi gjyqtari Agron Zhukri përmes një vendimi të debatueshëm i dha të drejtë “Foltores” të ketë akses në selinë blu, Berisha dhe mbështetës së tij janë përfshirë nga ovacioni dhe pretendojnë se janë zotër të PD-së. Por situata nuk duket aq me ngjyra sa e shfaqin berishistët dhe mediat pranë tij, për shkak se vendimi i Zhukrit nuk është i formës së prerë dhe nuk ka fuqi prapavepruese.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo “kleçkë”, në lojë ka hyrë edhe kreu i komanduar i Partisë Demorkatike, Enkelejd Alibeaj, i cili ka ankimuar vendimin e Zhukrit në Gjykatën e Apelit. Ky vendim duket se ka zëmëruar Berishën dhe mbështetësit e tij, të cilët kanë nisur presion dhe shantazhet ndaj gjykatës, me qëllim që kjo e fundit të mos guxojë t’i japë të drejtë Alibeaj. Për këtë arsye ditën e djeshme, “Foltorja”, ka bërë kallëzim penal për kreun e gjykatës së Tiranës Flamur Kapllanaj dhe kancelarin Donald Xhelili duke i akuzuar për shpërdorim detyre.

Mirëpo, përtej padisë dhe debatit se kush ka të drejtë, skandal është se “Rithemelimi” i Berishës, ka falsifikuar firmën dhe logon e PD-së. Kjo pasi në kallëzimin penal, shihet vula dhe logoja e Partisë Demokrtike, në një kohë që kjo e fundit aktualisht njihet nga institucionet dhe aksesin për t’i përdorur ato e ka Alibeaj dhe Gazment Bardhi. Pra, thënë troç Berisha ka kryer vepër penale, pasi ka falsifikuar logon dhe vulën e PD-së dhe rrezikon të ndiqet penalisht.

Po çfarë penalitetesh ka kur dikush falsifikon vulat ose stampat. Kështu sipas Nenit 190 të Kodit Penal sa i takon falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve, thuhet se personi që ka kryer këtë vepër penale rrezikon heqje lirie. Kështu që nisur nga kjo që është e shkruar e zezë mbi të bardhë, Berisha rrezikon 4 deri në 7 vjet burg. “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet në nenin 90 të Kodit Penal.
“Foltorja” padit Flamur Kapllanaj dhe kancelarin Donald Xhelili
Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës ka bërë dje kallëzim penal për kreun e gjykatës së Tiranës Flamur Kapllanaj dhe kancelarin Donald Xhelili, duke i akuzuar për shpërdorim detyre. ‘Rithemelimi’ bëri kallëzimin ndaj tyre me arsyetimin se nuk u ka dhënë vendimin për pranimin e ankimimit të Alibeajt.

“Në vijim të qëndrimit të bërë publik nëpërmjet deklaratës së ditës së diel, dhe në mungesë të reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur sot kallëzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit të gjykatës së Tiranës, të cilët në mënyrë të qëllimshme ende nuk i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore të cilat cenojnë interesa të ligjshëm të saj. Partia Demokratike bën thirrje për organet ligjzbatuese që të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë ligjore këdo i cili me veprime te paligjshme tenton të ndikoje proceset ligjore në shqyrtim nga gjykatat, pavarësisht pozicionit qe mban”, thuhet në njoftim.

Kronologjia e përplasjeve mes “Foltores” dhe Alibeajt
Kujtojmë që përmes një vendimi të datës 22 prill, gjyqtarja Blerin Muça rihapi çështjen e kontrollit të PD. Ajo pranoi ankimin e Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm.

Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD përfaqësuar nga Alibeaj ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022. Nga ana tjetër, Ivi Kaso i Rithemelimit ka ankimuar vendim e ka ankimuar në Apel vendimin për pranimin e Enkelejd Alibeajt si palë në këtë çështje.

Në prag të një vendimi nga Apeli për çështjen e kontrollit të PD-së Sali Berisha ka rritur presionet ndaj institucioneve të drejtësisë, duke thënë se vendimi gjyqtares Blerina Muça për njohjen e Alibeajt si palë në proces është i paligjshëm dhe kjo sipas tij tregon që drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama, por nga ana tjetër i bën presion edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim. Akuza të Komisionit të Rithemelimit u është përgjigjur edhe Gjykata duke i konsideruar të papranueshme. Apeli thotë se këto sulme janë ndërhyrje të drejtpërdrejta përpara marrjes së vendimeve nga gjykatat dhe se janë të papranueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërish.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...