Arjan Çani zbulon emrin presidentit: Këta janë dy profilet që do donte Rama

Analisti Arian Çani komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV 8 emrat e lakuar si propozime për President nga grupimi Alibeaj, duke veçuar si më të përshtatshim Dashamir Shehin.

Sidoqoftë, Çani e konsideron procesin e negociatave si farsë, duke i quajtur naiv ata që besojnë te një President konsensual.

“Nëse do ishin këta, do vendosja Dash Shehun. Më duket një profil fair, i ndershëm, i përgatitur, i urtë. Kjo ishte për ta marrë seriozisht. Për të mos ta marrë seriozisht kjo është farsë sepse Alibeaj s’përfaqëson asgjë, vetëm Lulin. Rama luan me minorancën e minorancës së minorancës.

E bëjnë këtë për të mbajtur një telenovelë në treg, që mediat të merren, por që s’ka asnjë vlerë. Mund të ketë naiv që besojnë te Presidenti konsensual. Këta të interesuarit gëzohen sepse thonë ja na doli emri.

Këta ka kohë që s’janë asgjë, me përjashtim të Dash Shehut. Është një lloj marketingu. Kur del emri në TV për diçka, hop papritur bëhesh i rëndësishëm. Është karrem për të përfituar reputacion, lekë, ndonjë qokë, por në thelb është kala rëre, nuk ekziston”.

I pyetur se kush mund të jetë emri i përzgjedhur nga Rama për President, Çani thotë se kryeministrit do t’i interesonte një profil i tipit Ina Rama.

“Askush nuk e di. Vetë Rama duhet të ketë 2-3 profile, ose 4. Sa më shumë të shtyhet ky bullshit aq më mire për Ramën. Një profil që atij do t’i interesonte, do ishte një profil i tipit Ina Rama. Ose një profil si Besjana Kadare, vajza e Kadaresë. Nëse do jetë burrë s’e kam idenë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...