Wizz Air vazhdon me kapriçot e saj: Ndryshon 5 herë fluturimin, familjet me fëmijë presin me orë të tëra në aeroport

Ankesat dhe denoncimet që qytetarët shqiptarë kanë ndaj kompanisë “Wizz Air” sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë.

Kushtet skandaloze të avionëve, vonesat me oraret, ndryshimet në minutën e fundit janë ato me të cilat përballen çdo ditë shqiptarët që zgjedhin të udhëtojnë me këtë linjë.

Qytetarë të shumtë kanë denoncuar ditën e sotme Wizz Air-in për shtyrjen e fluturimit drejt Bolonjas i cili ishte parashikuar për sot në orën 19:30.

Sipas qytetarëve ky fluturim është shtyrë njëherë në orën 21:00, pastaj në 21:30, 22:30 dhe pastaj 23:30. Ndërkohë shtyrja e fundit që linja ka bërë është për në datën 20 maj në orën 01:15.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje, na cmenden keta te WIZZAIR, kemi ardhur ketu qe ne oren 17, ka qene nisja ne 19:30 e kane cuar ne 23:30 eshte hera e trete qe e shtyjne. E cuan 21:00, pastaj 21:30, pastaj 22:30, pastaj 23:30, jemi me femije te vegjel.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...