Policia rrugore del me ‘skemë’ të re: Si të zhvasim shqiptarët e Kosovës?

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA, publikoi shqetësimin e një shqiptari nga Kosova, i cili ishte gjobitur me 60 mijë lekë të vjetra nga policia rrugore.

 

Shqiptari i Kosovës, kishte dhënë 40 euro në vendngjarje dhe kishte dyshime se mos ndoshta kjo ishte një skemë zhvatëse, pasi 60 mijë lekë të vjetra bëjnë më shumë se 40 euro.

 

Megjithatë në këtë rast, ka diçka korrekte, pasi nëse gjoba paguhet brenda 5 ditësh, ka një zbritje prej 20%.

 

Por, në Korçë, është evidentuar diçka vërtet skandaloze. Një shtetas nga Kosova është gjobitur nga një efektiv policie në Korçë me 10 mijë lekë të vjetra, por i ka marrë shqiptarit nga Kosova 50 Euro.

 

Pra shqiptari nga Kosova, ka deklaruar se policit i kishte dhënë shumën prej 50 eurosh për shlyerjen e kësaj mase administrative, ndërkohë që në fletëgjobën e dorëzuar në polici ai kishte shënuar shumën e 1 mijë lekëve, diku gjashtëfish më pak.

 

Në njoftimin e policisë thuhet:

Nga veprimet hetimore të kryera pas sekuestrimit të bllokut të masave administrative të punonjësit të policisë E.Q., rezulton se masa administrative me numrin përkatës të serisë është me vlerë 1 mijë lekë, gjë e cila tregon mospërputhje me fletën e masës administrative të paraqitur nga denoncuesi.

 

Mesa duket, në Shqipëri, nuk mungon zhvatja e shqiptarëeve të Kosovës në hotele dhe restorante, por u duhet edhe policia.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...