Barcoletat me policë janë ato më gazmoret që mund të ketë dëgjuar ndonjëherë shoqëria shqiptare, për më tepër e bukura e tyre është se ndonjëherë bazohen në histori të vërteta të rrëfyer nga vetë policët e shtetit…
Kjo për shkakun sepse të kualifikohesh në Akademinë e Policisë mjafton të kesh mikun ose lekun, pasi inteligjencën s’ta merr kush për bazë, denoncojnë qytetarët për JOQ.
Sipas një fotoje të bërë virale ditët e fundit në rrjet, duket se Drejtor i PSH denjësisht mund të emërohet Lulzim Basha. Një efektiv policie i cili ka i ka hequr lejen e drejtimit të qarkullimit një qytetari për 24 muaj, e ka gjobitur këtë të fundit por nuk e di as vetë se sa pasi ndryshe e ka shkruar me shifra e ndryshe me numra.
Gjoba e shkruar në shifra është 105.000 lekë të reja (njëqind e pesë mijë lekë të reja) ose 1 milion e 50 mijë lekë të vjetra, ndërsa në shkronja polici e ka shkruar “njëqind mijë e pesë mijë lekë”. Duket se lënda e matematikës në fillore duhet të konsiderohet seriozisht të futet si kurrikul në Akademinë e Policisë së Shtetit.