Lia e majmunit i afrohet më shumë Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë në Itali

Spitali Spallanzani i Romës ka konfirmuar ditën e sotme një rast të lisë së majmunit tek një i ri që ishte kthyer së fundmi nga Ishujt Kanarie.

 

Pacienti, i cili u paraqit në spitalin Umberto I të kryeqytetit, po mbahet në izolim dhe cilësohet si në gjendje të drejtë. Spallanzani, spitali kryesor i sëmundjeve infektive në Itali, tha në një deklaratë se “hetimet epidemiologjike dhe gjurmimi i kontaktit” ishin duke u zhvilluar, me dy raste të tjera të dyshuara që po hetohen.

 

Lajmi vjen në të njëjtën ditë kur autoritetet shëndetësore britanike, spanjolle dhe portugeze raportuan raste të reja, duke ngritur shqetësimin se virusi po përhapet jashtë Afrikës qendrore dhe perëndimore ku gjendet përgjithësisht. Autoritetet shëndetësore të Massachusetts konfirmuan të mërkurën një rast të lisë së majmunit në një burrë që kohët e fundit udhëtoi në Kanada pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan se po monitoronin përhapjen e mundshme të kësaj sëmundjeje virale të rrallë por potencialisht serioze.

 

Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral i ngjashëm me linë e njeriut, megjithëse më i lehtë, dhe u regjistrua për herë të parë në Republikën Demokratike të Kongos në vitet 1970. Periudha e inkubacionit të lisë së majmunit është zakonisht nga gjashtë deri në 13 ditë, por mund të variojë nga pesë deri në 21 ditë. Simptomat mund të jenë të lehta ose të rënda, dhe plagët mund të jenë shumë kruajtëse ose të dhimbshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...