Kuron look-un e yjeve të shoubizit! “Bora e ka ballin shumë të madh, Arbana të bëjë kujdes me hundën”

Në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishte Linda Kalemi, e cila na tregoi jetën që prej 30 vitesh ka ndërtuar në Turqi, por edhe të shkuarë në Shqipëri si balerinë.

 

Përveçse një mjeshtre e aerobisë ajo komenton dhe kuron imazhin e personazheve publike. Ajo u ndal në komentimin e imazhit të disa nga personazheve publike në vendin tonë si Bora Zemani për të cilën nënvizoi se në shumicën e raste del keq. Duhet të ketë kujdes për ballin sepse e ka shumë të madh.

 

Për Arbana Osmanin, të mos mbajë qëndrimin ulur të fytyrës që hunda t’i duket më mirë, apo dhe për Ronela Hajatin sugjeroi vendosjen e disa fijeve gjatë paraqitjes së saj në Eurovision, që të mund të mbulonte këmbët e saj.

 

Linda Kalemi tregoi jetën që prej 30 vitesh ka ndërtuar në Turqi, por edhe të shkuarë në Shqipëri si balerinë. Linda pohoi se ishin pikërisht paragjykimet dhe “bërrylat” që ndikuan jo vetëm në jetën profesionale por dhe personale të saj.

 

“Unë sot jam e ndarë vetëm për arsyen e njërit, të drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit që unë do ta them në thonjëza ‘ka hyrë deri në dyshek’, pra hyn deri në marrëdhëniet burrë dhe grua, dhe kur nuk i ecën thërret vjehrrin t’i thotë ‘hajde se unë do të ankohem për nusen tënde’.

 

Këto janë gjëra që kanë dalë në gjyq, unë i përjetova këto. Këto janë probleme që duhen rrahur në shoqëri edhe pa thënë emra”, tha Kalemi.

TE TJERA

spot_img