“Ka rreziqe të mëdha”, Arian Curri zbulon prapaskenat e skandalit të bujshëm dhe paralajmëron: Ja ku e…

Teksa po diskutohej për Këshillimin Kombëtar dhe publikimin e pagave, pedagogu Arjan Curi tha se është kopjuar modeli kinez. Sipas tij, Kina e konsideron veten një demokraci këshillimore dhe funksionarë të lartë Partisë Komuniste këshillohen me njerëzit dhe i çojnë te qeveria qendrore.

 

Curri: Publikimi i rrogave ka rreziqe të mëdha. Kur u publikuan, bëri me dhimbje koke pronarët. E dyta, këtu ka njerëz keqbërës që mezi presin të dinë kush i ka rrogat e mëdha. Krijon luftë klasash. Ajo që është më e tmerrshmja është ky nocioni i këshillimit kombëtar. Ekziston vetëm një vend që e ka dhe Rama e ka kopjuar dhe ky vend është Kina. E konsideron veten një demokraci këshillimore.

 

Funksionarë të lartë PK këshillohen me njerëzit dhe i çojnë te qeveria qendrore. Para 2 muajsh, presidenti kinez në konferencën e 13-të të partisë për këshillimin kombëtar deklaroi se ne duhet ta përsosim këtë këshillimin kombëtar. Ne i pyesim dhe iu themi popullit që ata janë të zotët e këtij vendi.

TE TJERA

spot_img