U aksidentua bashkë me nënën katër ditë më parë, ky është i ndjeri 21-vjeç nga Shkodra

Personi që shihni në foto është Suard Milani, 21 vjeç nga Postriba i cili u aksidentua katër ditë më parë në fshatin Hot i Ri dhe që ndërroi jetë ditën e djeshme në spital.

 

Në momentin e aksidentit ai ishte bashkë me nënën e tij Lida Milani e cila mësohet se ka pësuar gjithashtu dëmtime të renda dhe ndodhet në gjendje të rënde shëndetësore në spital.

 

Nënë e bir kanë qenë në një motor duke udhëtuar drejt Postribës, ndërsa janë përplasur me një automjet. I riu ndërroi jetë në spital, teksa nëna e tij po lufton me jetën.

 

Ndërkohë policia nuk ka bërë asnjë njoftim për aksidentin e ndodhur më 14 maj.

TE TJERA

spot_img