Opozita propozon emrin e njohur politik për Presidentin e ri të Shqipërisë. Ai ka…

Ditën e sotme, kreu i PR, Fatmir Mediu ka propozuar emrin e kryetarit të LZHK, Dashamir Shehi, si kandidaturë për President të Republikës së Shqipërisë.

Mediu, si kryetar i Aleancës për Ndryshim ku bëjnë pjesë disa parti të opozitës, ka folur për çështjen e kandidaturës së opozitës për president.

Ky i fundit tha se ka nisur bisedimet me Dukën e PAA për emrin e Shehit si president i duhur në krye të shtetit. Tashmë pritet reagimi i mazhorancës për propozimin e opozitës.“Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët.

Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të kriujuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta ndërtojmë me palën tjetër.Ne kemi filluar të diskutojmë edhe për emrat. Unë kam diskutuar e me Agron Dukën dhe kemi propozuar emrin e mikut tonë Dashamir Shehi.

Ka një histori politike por thamë edhe një herë që duhet konsensus i përbashkët”, tha ai.Dashamir Shehi është një nga politkanët e paktë që gëzon mbështetje të gjerë te publiku, i njohur ndryshe edhe si “Daja”, nofkë që e ka marrë nga faqet dhe rrjetet e ndryshme sociale, për shkak të sinqeritetit dhe thjeshtësisë së tij.

TE TJERA

spot_img