Mos iu gëzoni diellit, moti merr kthesën e papritur duke nisur që nga nesër!

Kjo javë është karakterizuar nga temperatura të larta, karakeristike për periudhën, të cilat vijuan deri paraditen e sotme, por situata pritet të marrë rrjedhë të papritur duke filluar nga pasditja.

Siç raporton Meteoalb dhe stacionet meteorologjike rajonale, duke filluar nga ora 15:00 vendi do të përfshihet nga vranësira, të cilat do të vërehen thuajse në të gjithë pjesën jugore dhe qendrore të Shqipërisë.

Pikërisht në këto zona parashikohen edhe reshje shiu si edhe shkarkesa elektrike për gati dy orë. Moti pritet të përmirësohet duke filluar nga orët e mbrëmjes në vijim, ndërsa temperaturat e freskëta protet të vijojnë deri nesër paradite, ku pritet një tjetër rritje e tyre.

Zonat që pritet të preken më shumë nga reshjet janë malësia e Tiranës si edhe zona mes Librazhdit, Pogradecit dhe Elbasanit, kurse pjesa tjetër do të përfshihet nga reshje të moderuara

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...