Lajm super i mirë/ Kompania shqiptare prodhon ambulanca për Ukrainën

Shqipëria po jep kontributin e saj për të ndihmuar Ukrainën. Një kompani e vogël në Shqipëri po përpiqet t’i përgjigjet kërkesës së lartë dhe të prodhojë disa ambulanca që qeveritë dhe agjencitë ndërkombëtare planifikojnë të dërgojnë në Ukrainë.

 

Me një staf prej 14 personash kompania në Tiranë ka porosi për të prodhuar deri në 500 ambulanca. Administratorja e kompanisë Arjeta Puca tregon problemet me të cilat po përballen.

 

“Kërkesa ka qenë deri në 500 ambulanca të blinduara. Tani është problemi i shasive që nuk gjenden. Pas kësaj ka një kërkesë për 42 dhe 50 të tjera”.

 

Punëtorët po marrin furgona të rinj dhe po instalojnë bombola oksigjeni, drita blu, sirena dhe mjete të tjera. 11 ambulancat e para u porositën nga një agjenci e Kombeve të Bashkuara dhe pasi të përfundojnë ato do të transportohen në Poloni dhe në Ukrainë. Edhe pse ekonomikisht jo shumë favorshme si kontratë, ajo tregon se e pranuan për të ndihmuar popullin ukrainas në këto ditë të vështira.

 

“Vullneti ynë ishte të jepnim një kontribut për Ukrainën dhe ne ramë dakord. Në këto kohë, nuk duhet të mendoni vetëm për paratë”.

 

Stafi po bën çmos për të përmbushur kërkesën.

 

“Ne shohim se çfarë po ndodh atje dhe po punojmë me shumë pasion për të bërë gati ambulancat për në Ukrainë”, tha njëri prej marangozëve.

 

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Shqipëria anëtare e NATO-s i është bashkuar vendeve të tjera europiane në vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe ndalimin e avionëve rusë nga hapësira e saj ajrore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...