Berisha nuk mben më: “Rikthimi im është si Steve Jobs, do ndryshoj Shqipërinë”

Ish-kryeministri Sali Berisha sot tha nga Durrësi se kthimi i tij në politikë ngjason me rastin e rikthimit të miliarderit Steve Jobs në industri.

Ashtu sikur se Jobs ndryshoi botën me një I Pad, Berisha shprehet i vendosur të ndryshojë Shqipërinë. Ai ndihet shumë i sigurt për këtë dhe nuk e luan topi.

I ka provuar të gjitha pushtetet dhe nuk ngopet.“Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimesh që e nxorën në rrugë, u kthye dhe me një iPad dhe ndryshoi botën, ndërsa ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha nga Durrësi.

Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit u zhvillua sot në kuadër të turit elektoral të Sali Berishës, i cili kandidon për kreun e Partisë Demokratike.Lajmi i mirë është se Berisha gëzon mbështetje më të madhe se ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Njerëzit e duan dhe ai ende “ngjit” në politikën shqiptare, i frymëzon njerëzit.Lajmi i keq është se Berisha ka lindur si politikan në vitin 1991. Ai është bashkëthemelues i PD-së dhe sot kërkon ta ribëjë partinë që bëri vetë para 31 vitesh. Llahtari, patjetër!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...