Uaaaa, Xhensilën e “gjuajnë” në fytyrë/ Çfarë ndodhi gjatë koncertit (Video)

Vera po vjen dhe bashkë me të edhe argëtimi. Artistët shqiptarë këtë periudhë në fakt më shumë e përdorin për të punuar, se për të pushuar.

Xhensila Myrtezaj është një nga emrat e muzikës sonë, e cila mban koncerte çdo muaj të vitit. Sigurisht më aktive është tani në verë, ku ka performuar edhe jashtë trojeve shqiptare.

Gjatë koncertit të fundit në shtetin fqinj, Greqi asaj i ka ndodhur një e papritur në skenë. Teksa po performonte hitin e verës së kaluar “Prit pak” dikush nga publiku i ka gjuajtur një tufë me lule në fytyrë. Nuk është i qartë intension i fansit, nëse ia ka hedhur sepse e pëlqen shumë këngëtaren apo në ndonjë shenjë revolte a mospëlqimi ndaj saj.

Por, një gjë është e sigurtë, Xhensila e ka pritur mirë, sepse buzëqeshi dhe vazhdoi performimin.

Ju kujtojmë që një muaj më parë këngëtarja e njohur shqiptare festoi ditëlindjen e saj të 29-të. Përtej festës me familjen dhe stafin gjatë ditës, ajo zgjodhi të festonte edhe në mbrëmje.

Në shoqërinë e kunatës, Ana Kallakut, motrës dhe mikeshave të saj, Xhensila u argëtua në një nga clubet e Tiranës ku ka qenë duke performuar Aurela Gaçe. Me këtë të fundit ajo ka raporte shumë të mira, madje Aurela ka kënduar edhe në dasmën e saj dhe Besit.

https://vm.tiktok.com/ZML3uwnms/?k=1

TE TJERA

spot_img