“Po sakrifikoj rininë time” Deputetja ankohet për rrogën 10 mijë euro

Anëtarja më e re e parlamentit federal gjerman, Emilia Fester është ankuar për orët e gjata që rri në punë.

 

Ajo është shprehur se rroga prej 10 mijë euro nuk e justifikon përkushtimin dhe kohën që po kalon duke sakrifikuar rininë e saj.

 

Media “Bild” shkruan se në vitin 2021, Emilia u zgjodh me partinë e Gjelbër, por sot ajo beson se si deputete nuk mund të shijojë gjithçka që gëzojnë bashkëmoshatarët e saj.

 

“Për këtë punë po sakrifikoj rininë time. Punoj 80 orë në javë dhe nuk kam kohë për hobit e mia”, u ankua Fester në një intervistë për revistën Spiegel.

 

Përdoruesit e rrjeteve sociale nxituan ta kritikonin të renë për komentet e saj për “sakrificën”, duke i thënë se paguhet 10 mijë euro në muaj, një rrogë që nuk e marrin dot të gjithë në moshën e saj.

 

Një përdorues i Twitter-it shkruan në mënyrë karakteristike: “ Dhe unë idiot sakrifikova rininë time vetëm për shkollën, studimet universitare dhe punën time katër orëshe”.

 

Të tjerë i kujtojnë asaj se në moshën 24-vjeçare, ajo nuk është më e re, por “një e rritur dhe jo më adoleshente”: “Në moshën 24 vjeç, të tjerët kanë masterin, doktoraturën dhe marrin përsipër përgjegjësitë .”

 

Para se të angazhohej në politikë, Fester ka punuar në sektorin privat si asistente regjisore në një teatër për fëmijë në Hamburg.

 

Sigurisht që paga e saj nuk ishte 10 mijë në muaj, thekson botimi gjerman.

 

Pas zgjedhjes së saj si anëtare e Parlamentit, Fester u detyrua të linte qytetin e saj të lindjes, Saksoninë e Poshtme dhe të transferohej në Berlin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...