Jetojnë në luks të shfrenuar, kush janë 32 personat e parë në Shqipëri që do futen në sitë?

Publikimi i pagave të 630 mijë shqiptarëve ka nxitur autoritetet shqiptare të nisin kontrollet mbi pasurinë e qytetarëve me të ardhura të larta mbi bazën e stilit të jetesës.

 

Zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero tha se njësia ka nisur punën me 32 individë të punësuar në sektorin e ndërtimit, tregtisë dhe tregun e sigurimeve.

 

Gjatë intervistimit të tyre Vjero thotë se është marrë për bazë deklarimi i pagës ndër vite, shkruan RTSH. Vjero pranon se kontrolli i pasurisë së individëve mbi bazën e stilit të jetesës është proces i ndërlikuar dhe do të marr kohë.

 

Ajo shton se autoritetet kanë marrë ndihmën e duhur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Puna e njësisë antiinformalitet ka nisur fill pas rrjedhjes së të dhënave mbi pagat e 630 mijë shqiptarëve.

 

Publikimi i të cilave ngriti dyshime tek autoritetet përgjegjëse mbi deklarimin real të tyre. Në lupën e njësisë do të kalojnë për këtë vit 100 individë me të ardhura të larta.

 

Në fakt këtë gjë e paralajmëroi kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë një konference.

TE TJERA

spot_img