Ish-gardisti që tha se do Berishën më shumë se fëmijët: Ai është Skënderbeu i madh, e dua fort

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte së fundmi në Lezhë në kuadër të fushatës elektorale për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Gjatë takimit me demokratët e Lezhës, njëri prej tyre i “shprehu dashurinë” Berishës, duke i thënë se e do më shumë se fëmijët e tij.“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish-i juaji personalisht.

Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vd kje, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar. Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt.

Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim, Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti ta priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, i tha në takim Frani.

Ky i fundit ishte ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se fëmijëve nuk u ka ngelur hatri me këtë deklaratë. “Fëmijët e dinë se e dua shumë Berishën, nuk thonë gjë ata”, u shpreh ai.

A ke pasur njerëz të afërt që nuk e kanë dashur Berishën, që ke debatur, që je ngritur nga tavolina? Kam pasur, jo konflikte, por debate. Jemi revoltuar, por më kanë thënë ke të drejtë, se u sqarova pikat e doktorit.

Nëse ndodh që Berisha të ndryshojë parti, ti je i lidhur me Partinë Demokratike apo me Berishën? Kë doje më shumë Bashën apo Berishën? Unë jam i lidhur me Partinë Demokratike, dua më shumë Berishën.Po nëse fiton Ibsen Elezi si kryetar partie, do e doje më shumë se Berishën? Unë dua Partinë Demokratike.

TE TJERA

spot_img