Aktori i preferuar i shqiptarëve bëhet baba për herë të dytë, zbulohet emri i vajzës

Aktori i njohur për shqiptarët me rolin e Ezelit, Kenan Imirzalioglu dhe partnerja e tij, Sinem Kobal janë bërë prindër për herë të dytë.

 

Mediat turke bëjnë me dije se bashkëshortja e aktorit ka sjellë në jetë një vajzë ditën e djeshme në një nga spitalet private më të mira në Turqi.

 

Sinem dhe vogëlushja e porsalindur janë në gjendje të mirë shëndetësore. Më herët, çifti kanë zbuluar emrin që ka zgjedhur për vajzën, Leyla.

 

Kujtojmë që ata kanë edhe një vajzë më të madhe të quajtur, Lalin. Kenan Imirzalioglu është një nga aktorët më të mirë turq që ka shumë fansa edhe jashtë Turqisë.

 

Ai u bë i famshëm me rolin e tij Ezel te seriali me të njëjtin emër, që konsiderohet një nga serialet turke më të bukura të të gjithë kohëve.

 

Një serial që ka vendosur rekorde shikueshmërie kudo në botë dhe një nga më të pëlqyerit edhe në Shqipëri, ku aktori ka shumë fansa të tij.

TE TJERA

spot_img