“A të kujtohen ato netë”! Ylli Rakipi këndon ‘live’ këngën e Ronelës në emisionin e tij

Ronela Hajati dhe perfomanca e saj në Eurovizion është kthyer në temë debati kudo në vend, për këtë gjë janë bërë shumë emisione në ekranet tona këto ditë.

Mbrëmjen e djeshme gazetari Ylli Rakipi në emisionin e tij nisi të lexoj live tekstin e këngës “Sekret” të Ronela Hajatit, por moderadori duket sikur po bën rap.

 

Gjatë emisionit ka pasur debate të shumta mes Agim Doçit, një prej anëtarëve të jurisë që ka përzgjedhur këngëtaren e Ronela Hajatit për në “Eurovizion”, dhe Robert Aliajt.

 

Agim Doçi, që votoi pro Ronela Hajatit si pjesëtar i jurisë në Festivalin e Këngës, thotë se një nga arsyet pse humbi Ronela Hajati, është edhe fakti që sipas tij, Eurovision “qeveriset nga LGBT”.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Doçi tha se u habit edhe nga 12 pikët që Bosnja i dha Serbisë. Doçi tha se shqiptarët nuk ka nevojë të tërbohen fare nga kënga e Hajatit, sepse “janë të tërbuar” gjithsesi.

 

“Po ku ka më të tërbuar se shqiptarët? Ne ishim në juri të zgjedhur me shume respekt nga hipoteka jonë. Mendimi qe unanim, për Ronelën të marrë vend të parë. Asnjë nuk ishte kundër. Ajo këngë energjike e ngriti sallën e koncerteve në këmbë”, tha nder te tjera, poeti Doci.

TE TJERA

spot_img