Vritet 30-vjeçari shqiptar në Londër, të dyshuar për krimin 2 të rinj e një 24-vjeçare

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thika në një banesë në periferi të Londrës. Viktima është identifikuar si Olsi Kuka, 30 vjeç. Ai u gjet nga policia me plagë thike dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

 

 

Media prestigjioze britanike BBC bën me dije se tre persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasje pas krimit të rëndë. Bëhet fjalë për dy të rinj 33 dhe 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim, ndërsa është shoqëruar edhe një 24-vjeçare, e cila është liruar me kusht.

 

Policia Metropolitane tha se oficerët u thirrën në zonën High Road në Barnet, në veri të Londrës, rreth orës 03:00 BST të mërkurën, ku dhe u konstatua ngjarja.

 

Ndërkohë vijojnë hetimet për gjetjen e shkakut të sherrit mes tyre që çoi në vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar.

TE TJERA