Qëllohet me armë zjarri në lokalin e Noizyt ish-kandidati i PS

Sot rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, janë regjistruar disa të shtëna armësh.

Bëhet e ditur se sherri me armë ka ndodhur në ambientet e lokalit të Noizyt, te Currilat.

Mësohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi Ardit Kërtusha 31 vjeç, ish-kandidati për kreun e PS në Durrës.

I plagosuri nga të shtënat e armëve ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

TE TJERA

spot_img