Nga lëvizja në “Tv Klan” te banori i preferuar i “Big Brother VIP” dhe pjesëmarrja në këtë format- Rrëfehet Xhemi Shehu

Sa më hermetike të jenë personazhet publike, aq më i madh është kurioziteti i publikut rreth tyre. I tillë është edhe rasti i Xhemi Shehut që njihet si një nga figurat më private të ekranit.

 

Për herë të parë ajo u ka dhënë ndjekësve të saj mundësinë ta pyesin rreth gjërave të ndryshme në një intervistë virtuale në Instagram dhe kurioziteti ka qenë i madh rreth shumë gjërave. Moderatorja e njohur prej disa kohësh ishte e shkëputur nga ekrani duke mos marrë përsipër asnjë projekt televiziv. Por, para disa javësh ajo u rikthye në një emision humori së bashku me Salsano Rrapin me titull “Qesh mirë i fundit”.

 

Megjithatë ka zëra se ajo mund të marrë përsipër një spektakël në televizionin Klan. “Është e vërtetë që do prezantosh një spektakël të madh në Klan në shtator”– e pyet dikush Xhemin, e cila nuk ka dhënë përgjigje por ka publikuar një video duke ecuar, gjë është është nënkuptuar si jo. Xhemi tha pak kohë më parë në një intervistë se do e shohim vetëm në Top Channel dhe nuk do prezantojë në asnjë ekran tjetër.

 

 

Sa i përket emisionit të preferuar që ka moderuar Xhemi veçoi “Portokalli”. Po ashtu ajo është pyetur edhe për “Big Brother VIP” dhe se cili ka qenë personazhi i saj i preferuar. “Më pëlqen koha e folje”- shkruan ajo me ironi duke mos dhënë asnjë emër. Teksa pyetjes se me kë do donte të bëhej pjesë e formatit, ajo iu përgjigj: “Po të futesha në një jetë tjetër me Salsano Rrapin”.

 

Mes të tjerash nuk mund të mungonin edhe pyetjet për Arbana Osmanin, mikeshën e saj të ngushtë. Dikush i shkruan Xhemit nëse do të bëjë ndonjë udhëtim me Arbanën së shpejti por ajo i shkruan se në këtë periudhë nëse ikën deri te “Rruga e Durrësit” me të do ishte shumë e lumtur.

 

 

Vlen të theksohet se Xhemi ka anashkaluar të gjitha pyetjet rreth jetës private.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...