Nano: Duhet ndaluar ndaluar me ligj falja e Bajramit në sheshe

Një polemikë e fortë me sfond sa social e filozofik, po aq fetar dhe praktik ka shpërthyer ditët e fundit pas festimeve demostrative të Fitër Bajramit në sheshet qëndrore të qyteteve tona.

Lapsi.al ka ndjekur një qëndrim polemik të gazetarit Mustafa Nano, që ka hedhur idenë se kjo lloj praktike duhet ndaluar me ligj, “pasi është një gjë që fyen pjesën tjetër të shoqërisë”.

Në komentin e tij Nano përmend gratë e mbuluara me shami, që janë po aq të lira të bëjnë këtë sa dhe janë të pavaruar që ti ndalojnë burrat e tyre për të mos ushtruar dhunë, ai nënvizon “dhunën fetare” që ushtrohet nga disa imamë që me predikimet e tyre shurdhojnë gjithë qytetin dhe nënvizon sheshet e mbushura me gra të mbuluara dhe me burra me mjekër, që e bëjnë gazetarin ti duket sikur ia kanë vjedhur vendin e tij Shqipërinë.

Ai ka komentuar një foto të faljes për Bajram në Elbasan duke shkruar: “Gratë muslimane të Elbasanit filluan atë ditë duke u lutur në sheshin qendror të qytetit. Ja ku i keni, është një foto që është shkrepur pikërisht atë ditë, është një fotografi që mua më jep trishtim në shpirt, që mua më jep dhimbje, që mua më bën të mendoj se vendin tim Shqipërinë ma kanë vjedhur.

Shqipëria që unë njoh dhe të cilës unë i përkas nuk ekziston më, kur shoh këtë fotografi përsëris: Shqipëria të cilës unë i përkas dhe që i kam përkitur nuk ekziston më”.Prandaj ai kërkon që shfaqe të tilla ndalohen me ligj pasi po u vazhdua kështu:

“Kam frikë se në harkun e pak viteve dhe disa dekadave Shqipëria, nëse do vazhdojë ky trend i shëmtuar, do shndërrohet në një Eldorado për fanatikët fetarë të botës”.Por këtyre tezave të Mustafa Nanos i është përgjigjur me një gjuhë të ashpër, poeti, profesori dhe besimtari Musliman, Rudian Zekthi.

Lapsi.al ka lexuar se ai e quan polemimizuesin si një njeri “me simptoma fobie ndaj muslimanëve”, si një “imperlialist të iluminuar”, si dikë që i ka shpallur luftë besimit islam dhe në fund e konsideron si “lolo”, sipas modelit të personazheve shekspiriane ku loloja thotë me zë të lartë atë që të tjerët vetëm e mendojnë, por nuk guxojnë ta bërtasin.

Zekthi i përgjigjet dy aspektekteve me të cilat merret Nano: faljes së namazit në shesh dhe mbulimit të grave. Ai thotë se ti zhveshësh besimtarët nga këto kushte të qenies së tyrë është njësoj sikur ti mohosh ekzistencën: Të kërkojë Njëri ekstraktim të elementëve identitarë të Tjetrit, do të thotë t’i kërkojë të mos jetë Tjetri, por një plotës i identitetit të Njërit”, shkruan ai.

Ai është i ndërgjegjshëm që Mustafa Nano nuk ështi i vetmi që mendon kështu: “…një pjesë e mirë e një pjese të elitës shqiptare ku lëviz edhe M.Nano, e perceptojnë si të papranueshme përkatësinë islame të shqiptarëve dhe e aspirojnë si një mission ndryshimin e kësaj përkatësie, por kanë maturinë dhe elegancën të mos e deklarojnë zymtësinë e bindjeve dhe konstatimeve të tyre.

Sepse ata e dinë se jo gjithçka që të shkon nëpër mend mund të shpallet me zë të lartë”.Të dy polemizuesit ndahen edhe për gratë e mbuluara që Nano i konsideron si të dhunuara dhe të paliara ndërsa Zekthi i sheh si “më modestet dhe më të përkorat në sheshet dhe rrugët e këtij vendi”.

Por nëse të parin ato e bëjnë ti duket sikur ia kanë vjedhur Shqipërinë dhe nuk është më në atdheun e tij, i dyti e rrefuzon këtë vizion për shoqërinë duke e parë si shpallje lufte për zhdukjen e tjetrit. “..ato besimtare i dolën të huaja, të tepërta dhe të pavendta.

Pra, ose indigjene ose kolone: përderisa i japin sensacionin e të qenit të huaja, ose ato janë indigjenet primitive dhe M.Nano imperialisti i iluminuar; ose ato janë kolonet imperialiste dhe M.Nano autoktoni i dhunuar”.

Këtu Zekthi bën edhe ndryshimin mes diferencës së dikujt për të ktitikuar një fe dhe asaj për ta asgjesuar besimtarin e saj: ai mesa duket nuk është i qartë se e drejta për të qortuar, kritikuar, dekonstruktuar dhe deri përgënjeshtruar e mohuar një doktrinë, nuk nënkupton në asnjë rast të drejtën për t’u mohuar ndjekësve të saj identitetin që ato kanë përftuar përmes asaj doktrine”. /Lapsi.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...