Këngëtarja shqiptare zbulon pagesat që marrin kolegët e saj në koncertë, nga 5-20 mijë euro nata

Është vështirë të flasësh me shifra kur bëhet fjalë për pagesat e këngëtarëve jashtë Shqipërisë, sidomos. Pavarësisht deklaratave që shumë artistë pranojnë publikisht, në fakt askush nuk e di me siguri sa është “paga” e një këngëtari, përveç menaxherit të tij.

 

Albërije Hadërgjonaj, sonte zbuloi diçka më shumë për pagesat e artistëve shqiptarë nëpër koncerte, kryesisht jashtë Shqipërisë.Kështu, pyetjes së fëmijëve nëse fiton shumë para duke kënduar dhe më konkretisht sa është kjo pagesë për këngëtarët shqiptarë, Albërija tregohet e hapur:

 

“Ka artistë që paguhen shumë, por daljet e tyre janë edhe pak më të rralla.Pagesat nuk janë njëlloj. Ato variojnë nga 5, 10, 15 deri në 20 mijë euro. Por varion edhe nga vendet. Europa është pak më e lirë, sepse është më afër. Londra ka çmim tjetër, edhe Australia po ashtu”.

 

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, këngëtarja e njohur shqiptare Albërije Hadërgjonaj ka treguar më shumë rreth gjendjes së mbesës së saj, artistes Beatrix Ramosaj.Gjatë rrëfimit, Albërija ka rrëfyer se komentet negative në rrjetet sociale, e kanë bërë Beatrixin të kalojë momente të vështira.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...