Horoskopi Javor: Cilën shenjë e pret dashuria “te porta” dhe kush duhet “t’i lëshohet” rastësisë

Dashi

 

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Katër yje për Dashin. Lajm i mirë për dashurinë sepse Jupiteri dhe Venusi janë në anën tuaj dhe tani është koha e duhur për t’u rebeluar kundër kufizimeve, marrëdhënieve obsesive. Ata që po përjetojnë një histori konfliktuale, në fakt, do të jenë në përpiqen të thonë atë që mendojnë, por mos e bëni këtë në mënyrë të paqartë. Në punë, përpiquni të përgatiteni për të ardhmen, sepse pas një situate disi të sikletshme, më në fund do të ketë disa lajme të mira!

 

 

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Katër yje për Demin. Në dashuri tani mund të ketë ndryshime: Sepse ç’është e vërteta, jeni një person bujar, por sigurisht keni dhënë shumë dhe… keni marrë pak. Jeni njeri që keni shumë entuziazëm, por përpiquni të qëndroni të qetë dhe të bëni gjërat që ju interesojnë duke ecur me kujdes, të paktën deri të enjten. Në punë, figura juaj në periudhën e fundit është bërë më pak e domosdoshme dhe kur, tani, që ju prisni të kapni ndonjë shpërblim apo duke parë për më lart.

 

 

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Pesë yje për Binjakët. Në dashuri, nëse po përjetoni marrëdhënie disi të paqarta dhe sipërfaqësore, ndoshta duhet të lexoni veten, të bëni një udhëtim brenda vetes për të kuptuar se kush jeni dhe çfarë po kërkoni. Për këtë mund tju vijë në ndihmë dhe shpallja e majit si një muaj rikuperimi, si mendoni? Në çdo rast duhet doemos të kuptoni se si të ndryshoni kartat në tryezë, në çdo moment që do të vijë puna. Në punë, lajme të reja po vijnë. Projektet që nisin tani ose po merreni aktualisht, mund të jenë thelbësore për atë që pritet në verë. Me pak fjalë, gjithçka duket mirë, por ju vazhdoni punën!

 

 

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Tre yje për shenjën e Gaforres. Në dashuri duhet të lini ca gjëra pas, të harroni të kaluarën dhe të vazhdoni për të ecur përpara. Mundohuni të mbani distancë dhe të largoheni nga polemikat. Kini kujdes sepse të gjitha marrëdhëniet tuaja do të përballen me shqetësime apo kokëçarje. Në punë, tani duhet të jeni të zënë deri në “grykë” sepse situatat ekonomike po bëhen më të mira dhe që kjo të vazhdojë, gjithçka do të varet nga ju dhe vullneti juaj!

 

 

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Pesë yje për Luanin. Dëshironi të përjetoni një emocion apo pasion të bukur? Epo, horoskopi premton gjëra të mëdha dhe madje mund të lindin dashuri të qëndrueshme. Mundohuni të besoni më shumë, t’u besoni miqve. Në punë, tani duhet të gjeni guximin për të ecur përpara, aq më tepër që Jupiteri është në anën tuaj. Dhe mos harroni, edhe në sferën profesionale, gjithmonë mund të mbështeteni te miqësia!

 

 

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Tre yje për shenjën e Virgjëreshës. Muajin e kaluar Afërdita vuri në dyshim dashurinë, por tani fillon faza e rikuperimit. Së pari do t’ju duhet të zgjidhni një problem me veten. Jeni emocional, por çfarë është më e keqja, edhe shumë dyshues. Dhe kjo nuk është aspak e mirë në një raport. Në punë keni të drejtë të jeni racionalë në çështjet ekonomike, Mërkuri është kundër dhe është më mirë të kurseni.

 

 

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Katër yje për shenjën e Peshores. Në dashuri po jetoni nën një presion të vogël. Përpiquni të reflektoni, të qëndroni të qetë dhe të kuptoni se ata që lindin rrumbullakët nuk vdesin katrorë, e thonë më shkoqur, njeriu nuk ndryshon dhe gjërat që janë për t’u bërë do të bëhen. Duhet të ecni përpara dhe të bëni zgjedhje. Por ta dini se ato, në mënyrë të pashmangshme do të çojnë në sakrifica. Në punë, disa nga ju po përpiqen të arrijnë një marrëveshje, bëni kujdes për të mos nxitur polemika. Edhe një këshillë tjetër. Kujdes nga aksidentet e vogla rrugore!

 

 

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Katër yje për shenjën e Akrepit. Ju që jeni single po ndiheni mirë vetëm dhe disa të tjerë që janë me dikë, thjesht ju duket se nuk ju tërheq çmendurisht, ose e thënë troç, nuk ndjeni se keni kapur mrekullinë e shtatë. Por ka ardhur koha që të fokusoheni në atë që ju pëlqen vërtet, pa qenë nevoja të sforcoheni apo të bëni qoka ose ndjeni keqardhje, ca më keq, të ndjeheni të detyruar. Në punë, përpiquni të bëni kërkesa për vjeshtën, e cila ndoshta duket shumë e largët, por është fare afër kur vjen puna të organizohen ndryshime në karrierë! Ngrihuni për veten tuaj!

 

 

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Pesë yje për shenjën e Shigjetarit. Qielli premton gjëra të mëdha dhe dashuria është te porta. Sepse Jupiteri dhe Venusi ushqejnë pasionet, ndaj takimet janë të favorizuara dhe do të keni mundësi të njiheni me më shumë njerëz. Epo, me Hënën në shenjë, ditët e së martës dhe të mërkurës janë ideale për këtë qëllim. Në punë po filloni të korrni shpërblimet e para. Ata që studiojnë, nga ana tjetër, duhet të përballen me një provim, por mund të rrini të qetë. Gjithçka do të shkojë mirë!

 

 

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Tre yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Aktualisht ju ja përfshirë dëshira që të qëndroni vetëm për pak kohë dhe kjo po ju ndodh sepse dashuria në periudhën e fundit nuk ju sjell sadisfaksion. Nga njëra anë jeni në gjendje të pranoni shumëçka dhe nga ana tjetër nuk bëni dot kompromis me ndjenjat. E mesmja e artë ju takon ju. Në punë nuk duhet të nxitoheni. Bëjini gjërat me mend në kokë e jo të zhyteni me kokë! Nga ana tjetër, kohë të tjera kanë ardhur, ndaj duhet të përpiqeni të mbani atë që keni sepse mundësitë nuk janë të pambarimta.

 

 

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Pesë yje për Ujorin. Lajm i mirë për sferën e ndjenjave, pasi keni Venusin në anën tuaj. Pranë jush gjendet një njeri i cili është në gjendje t’ju kuptojë dhe i gatshëm të pranojë gjërat tuaja, apo më mirë, t’ju pranojë siç jeni. Bëni vend, sepse së shpejti mund të vijë një histori e jashtëzakonshme, pothuajse transgresive. Në punë, disa po përpiqen të zgjidhin një problem, të arrijnë një marrëveshje. Jupiteri po kalon në shenjën tuaj dhe do të favorizojë zgjedhjet që do të bëni!

 

 

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Katër yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Një pikë kthese po vjen në dashuri, por keni edhe disa dilema që ju kanë futur në mendime. Mes të martës dhe të mërkurës përpiquni të qëndroni të qetë dhe nëse jeni beqarë lëreni veten të shkojë pas rastësisë, sepse në fundjavë takimet janë goxha të mundshme. Në punë jeni gati për çdo gjë, qoftë edhe për t’u rikthyer në lojë. Nëse punoni për veten tuaj, sukseset dhe kënaqësitë e mëdha janë fare afër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...