FOTOT/ Akuzat e gazetës austriake: Monika Kryemadhi, mijëra euro shpenzime për operacione estetike

Në artikullin e publikuar sot në gazetën austriake Kronen Zeitung, hidhen akuza për presidentin e Shqipërisë Ilir Metën, se ka paguar 700.000 dollarë për lobim në SHBA.

Më konkretisht akuzat lidhen për lobim përmes një kompanie qipriote për të siguruar një foto në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Në artikullin e gazetës, flitet edhe për shpenzime të zonjës Kryemadhi, për operacionet plastike.

“Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj”, shkruhet në artikull.

TE TJERA