Ronela Hajati e shokuar nga fitorja e Ukrainës: Çfarë k***?!

Ronela Hajati, këngëtarja shqiptare e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion ka reaguar për fitoren e Ukrainës në këtë konkurs kënge.

”WTF?!”,-ka qenë reagimi i saj në Twitter pas fitores së Kalush Orchestra me këngën e tyre Stefania. Artisja nuk e ka adresuar reagimin drejtpërdrejt mbi këngëtarët ukrainas por e la të nënkuptohet menjëherë pas shpalljes së fituesit.

Po ashtu skuadra e saj ka ironizuar se në këtë festival nuk fitoi muzika por lufta. Rikujtojmë se Shqipëria nuk mundi të kualifikohej as në fazën e parë të Eurovizion.

Mbretëria e Bashkuar u rendit në vendin e dytë në këtë konkurs, por Ukraina arriti të triumfojë duke rrëmbyer vendin e parë me 439 pikë falë votave të publikut.

Kënga fituese e titulluar “Stefania” i dedikohej nënës së ndjerë të njërit prej anëtarëve të grupit. Ajo fliste për një nënë të ndjeshme, po ashtu edhe të fortë.

Në një pjesë të tekstit të këngës shkruhet:“E gjej gjithmonë rrugën për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...