Rama shkon e bën pazarin, por çfarë mendoi kur pa çmimet/ Shumë shtrenjtë i paske!

I “zhveshur” nga kostumi i kryeministrit, Edi Rama këtë të dielë është fotografuar duke bërë pazar në një supermarket në Tiranë.

Në foto Rama shihet i veshur me një bluzë të bardhe teksa po ble domate në stendën e fruta perimeve.

Pas një jave të ngarkuar, kryeministri këtë të dielë ka marrë “timon” e kryefamiljarit dhe i është përkushtuar familjes.Kjo është një gjë mëse normale, pro vallë cfarë do ketë menduar kryeministri kur ka parë cmimet e produkteve ushqimore apo nuk është se i bëjnë përshtypje?

Cfarë mendon kryeministri kur një kile qershi shitet nga 15-30 mijë lekë të vjetra, kur një kile pjeshkë apo kajsi shitet 8-10 mijë lekë? Një kile bamje 12 mijë lekë etj etj.Me siguri që kryeministri mendon se shqiptarët e kanë thjesht “psikologjike” se cmimet nuk janë rritur, ose si gjithmonë vendet e rajonit i kanë më shtrenjtë se ne.

Ah se harruam edhe atë tjetrën fajin që ai fermeri jonë apo ai pronari i marketit në Tiranë e shet qershinë, pjeshkën, bamjen sa “frengu pulën” e ka fajin situata mes Ukrainës dhe Rusisë.

TE TJERA

spot_img