“Më detyronin ta ofendoja mamin, thërrisja policinë”, pendesa e madhe e Naimes

Në historinë që rrëfen në “E diela shqiptare” në Tv Klan, për Naimen, martesa e të dytë e të atit solli për të dhe vëllanë e saj vetëm dhunë e aspak dashuri.

Nëna e saj nuk lejohej t’i takonte fëmijët, ndërsa ishte tërësisht e braktisur nga të afërmit. Në episodet që i kujtohen nga fëmijëria e vështirë, Naimja përmend në “Ka Një Mesazh Për Ty” momentet kur e detyronin të ofendonte njeriun që e kishte sjellë në jetë.

Naime: Mami gjatë asaj kohe ka qëndruar e vetme, s’ka pasur asnjë mbështetje. Është munduar t’ia dalë vetëm dhe ia ka dalë.

Ardit Gjebrea: Po vinte t’ju takonte?

Naime: Vinte, por sa vinte në shkollë, jashtë shkolle nuk kishim mundësi sepse kishim dikë ose nuk na lejohej të dilnim. Sa vinte, thërrisnin sigurimin e shkollës, lajmëronin babin dhe njerkën.

Më detyronin ta ofendoja, të thërrisja policinë që të mos më afrohej. Nuk e doja këtë pjesë, por më detyronin ta bëja. I thoja “mos hajde, nuk të kam mami, të urrej”. Fjalë të ndryshme që sot jam penduar shumë, edhe pse më kanë detyruar t’i bëj këto gjëra.

Ardit Gjebrea: Po kështu edhe vëllai?

Naime: Po, vëllai edhe më shumë ndoshta. Gjithmonë më kujtohet pjesa kur kthente shpinën, na shikonte dhe largohej në shtëpi duke qarë, nuk i pushonin lotët. Edhe mua më vjen shumë keq për pjesën që e ofendoja, por isha e detyruar, nuk kisha ku të kthehesha.

Ardit Gjebrea: Derisa një ditë mami nuk erdhi më, mendoi se ju e urrenit, nuk e donit, u lodh, u dorëzua.

Naime: Vinte nga larg, na shikonte, ne nuk e dinim. Vinte pa na takuar, nga larg, por nuk na afrohej më. Mendova se mami u dorëzua dhe nuk do vinte më asnjëherë të na shikonte./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...