Eurovision 2022 shoqërohet me skandale, tre vende refuzuan të jepnin pikët në finale dhe nuk ishte një problem teknik

Dështimi për t’u lidhur me tre vende për të shpallur rezultatin e jurive të tyre gjatë finales së Eurovizionit ndoshta nuk ishte i rastësishëm.

 

Një shembull tipik ishte Gjeorgjia, kur përfaqësuesja nuk u shfaq asnjëherë për të thënë pikët e saj, të cilat u bënë me dije nga presidenti i EBU-së.

 

Por mungesa e saj, siç duket, nuk është për shkak të…problemit teknik. Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU) tha përmes një deklarate publike se kishin vënë re tentativa për të manipuluar rezultatet. Sipas EBU-së, 6 shtete kishin tentuar manipulimin.

 

“Gjatë analizës së votimit të jurive në provën e dytë të gjysmëfinales së dytë, u identifikuan modele të parregullta votimi në rezultatet e gjashtë vendeve. Në mënyrë që të jetë në përputhje me Udhëzimet e Votimit të Konkurrencës, EBU punoi me partnerin e saj elektoral për të llogaritur një rezultat të përgjithshëm zëvendësues për secilin vend në fjalë si për gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe për finalen e madhe (llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me modele të ngjashme votimi) “, thuhet në një deklaratë.

 

Vendet për të cilat ka indikacione se mund të kenë manipuluar votimin janë Azerbajxhani, Gjeorgjia, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe San Marino. Tre nga gjashtë vendet në të cilat EBU ndryshoi rezultatin e saj, refuzuan të paraqiten në finalen e Eurovizionit për të dhënë pikët e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...