Një ngjarje e trishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se një baba është përballur me një skenë tejet të vështirë dhe të dhimbshme.
Ai është futur në shtëpinë e vajzës së tij në fshatin Selenicë, teksa ka gjetur pa shenja jete të bijën e tij, shtetasen A. H., 47 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 06:20, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të tragjedisë.
“Më datë 15.05.2022, rreth orës 06:20, në fshatin Selenicë, brenda në banesë, është gjetur nga babai i saj, e vetëva. rur shtetasja A. H., 47 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë, pa treguar më shumë detaje.
Muajt e fundit janë shtuar shumë rastet në gjithë Shqipërinë ku njerëzit i japin fund jetës së tyre në mënyra nga më të ndryshme.
Arsyeja kryesore është depresioni dhe stresi tejet i lartë. Këto lidhen kryesisht me gjendjen e vështirë ekonomike, por ka dhe plot arsye të tjera.