Pasi doli nga spitali, Fjolla Morina bën deklaratën ‘thumbuese’: Paraja nuk mund të blejë lumturinë por…

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina zbuloi mbrëmjen e djeshme përmes një postimi në Instastory se ka përfunduar në spital.

 

Këngëtarja nuk dha detaje në lidhje me problemin shëndetësor që kishte, por me sa duket nuk ka qenë diçka serioze pasi vetë ajo sërish përmes postimeve në rrjetet sociale, tregoi se tashmë është larguar nga spitali.

 

Menjëherë pas kësaj Fjolla Morina publikoi disa foto në llogarinë e saj në Instagram, ku vëmendje të madhe mori mbishkrimi që ka vendosur krahas tyre.

 

“Paratë nuk mund të blejnë lumturinë, por është më komode të qash në një Mercedes S Class se sa në një biçikletë”- shkruan këngëtarja, duke marrë shumë reagime edhe nga ndjekësit e saj.

 

Ndërkohë mësohet se Fjolla Morina po shijon një tjetër lidhje dashurie pas ndarjes nga biznesmeni Fisnik Syla. Së fundmi është shfaqur e ulur në pjesën e pasme të makinës së mbushur me trëndafila dhe tullumbace të kuqe në formë zemre.

 

Bëhet me dije se tashmë këngëtarja ka hedhur pas krahëve historinë me Fisnik Sylën, për t’u hedhur në krahët e një tjetër biznesmeni.

 

Lidhja, e cila ka pak kohë që ka nisur, duket se është intensive, pasi e ka shkëputur Fjollën nga të gjitha angazhimet e saj, duke u fokusuar vetëm te mashkulli, që po e llaston me dhurata luksoze.

 

Edhe lidhja me Fisnikun nisi me dhurata dhe dedikime plot dashuri, por u përmbyll me akuza të rënda nga të dyja palët.

 

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i dhanë fund martesës vetëm një vit pas dasmës përrallore në Maldive. Ishte biznesmeni që konfirmoi thashethemet që qarkullonin duke thënë se ishte më i lumtur se kurrë. Mirëpo, Fjolla nuk ka kursyer as thumbat ndaj ish-partnerit të saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...