Eva Murati në një event me të dashurën e Genar Topallit/ Ish-i dhe partnerja aktuale e djalit të Jozefina Topallit as nuk përshëndeten

Të shpeshta janë vajzat e showbizzit që kanë shkëmbyer edhe partnerët e tyre.

 

Këtë herë në fokus janë Eva Murati dhe Cindy Marina, që të dyja i bashkon Genar Topalli. Djali i sh-kryeparlamentares, Jozefina Topalli vite më parë ka pasur një lidhje të gjatë me Eva Muratin. Por duket se tashmë kjo histori ka mbetur pas dhe Genari ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Cindy Marina.

 

Të dyja vajzat, kanë edhe profesionin e përbashkët. Nga pasarelat, tashmë bukuroshet janë pjesë e medias sportive. Javën që lamë pas Eva dhe Cindy Marina janë përballur në një event të organizuar në periferi të Tiranës. Ndonëse në shoqëri të përbashkët, të dyja kanë zgjedhur mos të flasin me njëra-tjetrën, madje as të përshëndeten. Dhe besojmë se arsyeja dihet.

 

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli prej 1 viti janë në një lidhje dashurie. Modelja dhe gazetarja sportive ka rrëfyer se përgjatë kësaj periudhe nuk janë bërë kurrë xheloze për njëri-tjetrin. Cindy Marina tregoi se familjet e tyre janë prezantuar, por duke mos dhënë shumë detaje.

 

“Kurrë nuk jemi bërë xheloze për njëri-tjetrin.Ai nuk është tip xheloz, është mbështetësi më i madh që kam, për çdo gjë që bëj. E vlerësoj shumë për këtë, sepse ne jetojmë në botën e mediave dhe nëse partneri është xheloz, është problem për punën. Nëse nuk ke një person që të shtyn përpara bëhet edhe më e vështirë. Jam shumë e lumtur që ai është mbështetësi më i madh. Kemi 1 vit bashkë dhe gjërat janë bërë familjare, jemi prezantuar me familjet e njëri-tjetrit”, tha ajo e ftuar në “Glamour Zone”.

 

Ndërkohë Eva dhe Genari kanë qëndruar të lidhur prej 6 vitesh, duke i dhënë fund lidhjes pa shumë bujë. Vetë moderatorja ka folur për këtë marrëdhënie: “Kur lidhja ime u bë publike ishim shumë të vegjël. Kjo situatë mbase më rrëshkiti nga duart. Unë mendoj se është abuzuar me mua në këtë pjesë”, u shpreh Eva.

 

“Ka ende njerëz që më kanë përmendur emrin e zonjës Topalli. Kush nuk më ka ndjekur vijojnë ende. Unë ja kam dal vet kudo, kam punuar që 18 vjeçe, s’kam marrë asgjë gati. Ka plot vajza në ekran që janë rastesisht aty, unë jo”, shtoi moderatorja.

 

“Unë jam e hapur për lidhjen time, se s’kam asgjë për të fshehur në lidhje me të. S’kam bërë asnjë turp, asnjë gabim. Kam një lidhje të gjatë 6-vjeçare me bashkëmoshatarin tim. Por, shqetësohem pak se mediat e kanë keqpërdorur disi pjesën e lidhjes sime. Pra, në aspektin e fokusimit vetëm në këtë dhe jo në lidhje me aftësitë e mia apo projektet që kam realizuar”, shprehej Eva.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img