Zgjedhjet për kreu e PD-së, ja nga cili qytet e nisin fushtatën Berisha dhe Elezi

Ish-kryeministri, Sali Berisha do ta nisë sot fushatën e tij zgjedhore për kryetarin e PD në 22 maj nga qyteti i Elbasanit.

 

Në axhendën e publikuar sot nga Komisioni Zgjedhor në PD, bëhet e ditur se Berisha do të takohet nesër militantët në Fier, ndërsa Ibsen Elezi do të jetë në Has dhe Kukës.

 

Njoftimi

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e tij dt. 13 maj 2022, në prani të përfaqësuesve të dy kandidatëve, u diskutua si pikë e parë e rendit të ditës kalendari i takimeve të kandidatëve.

 

Bëjmë me dije se turi i takimeve fillon sot:

 

E premte, dt 13 maj 2022

 

Ora 17.00 – Z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan.

 

E shtunë, dt 14 maj 2022

 

Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës

 

Ora 11.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Has.

 

Ora 18.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier

 

Komisioni ka njoftuar menjëherë degët përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurim të lirë, garë të hapur e shance të barabarta.

 

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...