“Ta mban, a je burrë?” Berisha i bën ftesë publike Ramës: Eja të …

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Edi Ramën se po i bën presion Stalinist SPAK për të hetuar kundërshtarët politikë.

Sali Berisha: “Ka 3 javë, një muaj që sulmon SPAK vetëm se e sheh që opozita e vërtetë do të firmosë fundin e tij. Ka shpifur në Departamentin e Shtetit dhe ka lobuar në mënyrën më korruptive për shpalljen time non grata ndërkohë që puthet pllaç e plluç me Dodikun në Bosnje. U kërkon gjykatësve e prokurorëve të faktojë shpifjet që ka bërë ndaj meje me raportet e tij falso. Më thoni cili vend që kërkon të hapë negociatat ka zbritur në pikiatë 30 vende për lirinë e mediave?”

Berisha thotë se Rama synon ti japë vendit një drejtim tjetër nga BE por e paralajmëron të mos e bëjë.

Sali Berisha: “Mendon se do të mund ti japë vendit drejtim tjetër. Harroje I them! Mos tento të spostosh se në mënyrë absolute do të përballesh me revolt të fuqishme popullore. Drejtimi ynë është integrimi në BE. Nuk ka faj asnjë nga vendet e Europës nëse ti sillesh si gangster me gazetarët, apo mban fjalime si Kim Jong Un me drejtësinë. Ke një muaj që merresh me presione staliniste për të hetuar kundërshtarët e tu. Nuk mund të lozë me fatet e vendit. Ai është vasal i Aleksandër Vuçiç”

Madje e sfidon për të ndryshimin e Kodit Penal që përjashton kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi

Sali Berisha: “Në je burrë e ta mban hajde të kalojmë ligjin në parlament të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi. Të ndryshojmë Kodin Penal. Nuk e bën dot se ke frikë. Thotë nuk di ç’kam firmosur për të mbushur valixhet”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...