Rudina Dembacaj flet pa doreza: Kam qarë tre ditë dhe…

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj teksa po shijon suksesin e filmit të saj më të fundit, ka zhvilluar një ‘intervistë’ në Instagram me ndjekësit e saj të cilët i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet dhe ajo nuk ka nguruar t’i përgjigjej.

 

E pyetur rreth jetës së saj profesionale dhe më së shumti personale, një ndjekëse e ka pyetur Rudinën nëse ka menduar që ajo të ketë një fëmijë më partnerin e saj Mark Frokun. Aktorja e ka shprehur dhe më parë dëshirën për të pasur një fëmije të dytë. Ajo i qëndron ende mendimit për të pasur një fëmijë, madje sipas aktores është një gjë shumë e bukur përderisa e mendon shpesh.

 

Rudina shtoi se do ta mirëpresë kahë hapur kurdo që të vijë por momentalisht ajo është fokusuar në gjëra të tjera.

 

Pyetje: Ke menduar për fëmijë të dytë?

 

Rudina: Po, e kam menduar shpesh! Është mendim i bukur, për sa kohë mbetet i tillë. Përtej shakasë, kur ta falë Zoti, do e mirëpres, por për momentin jam e fokusuar te gjera të tjera.

 

Dikush tjetër e ka pyetur Dembacjan nëse ka pasur ndonjëherë momente në jetën e saj kur është ndjerë e dobët dhe si ka vepruar më pas. Aktorja u shpreh se ajo ka qarë rreth tre ditë dhe më pas i ka dhënë zgjidhje. Sipas saj vetëm një jetë kemi.

 

Pyetje: A ke pasur ndonjëherë momente në jetë kur ke thënë nuk mundem më? Dhe si je ngritur sërish?

 

Rudina: E kam thënë, shumë shpesh! Kam qarë nja tre ditë, i kam dhënë zgjidhje. Një jetë kemi.

 

Rikujtojmë se në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.

 

Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.

 

Gjithashtu dhe ish-bashkëshorti i saj duket se ka gjetur sërish dashurinë. Prej disa kohësh Aleksi publikoi në rrjetet sociale foto me vajzën që tashmë i ka rrëmbyer zemrën.

 

 

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img