Luana Vjollca flet për operacionet plastike: I bëra t’u bëja qejfin të tjerëve

Moderatorja Luana Vjollca ka folur së fundmi për ndërhyrjet plastike që ka kryer në trup dhe në fytyrë.

Nëse më parë ajo ka deklaruar se nuk ka patir ndërhyrje, tashmë është shprehur publikisht se është ndjerë e detyruar.

Vjollca ka thënë se e kanë vënë nën presion duke i thënë se ishte shumë e dobët dhe kjo e bënte ndihej e shëmtuar.

“Të vënë në një lloj presioni që ti kur je e dobët quhesh anoreksike. Sepse të thonë je shumë e dobët, je shumë e dobët dhe me nënkuptim ajo je shumë e dobët do të thotë je shumë e shëmtuar.”-ka deklaruar moderatorja.

Ajo ka shtuar se është munduar t’ua plotësojë dëshirën të mos dukej anoreksike dhe më pas e quanin ‘shumë të bërë’. Publiku e ka cilësuar këtë deklaratë të saj të pakuptimtë e të palogjikshme.

”Kështu që në presionin e saj ti mundohesh të shtosh disa kile, që t’ua plotësosh dëshirën mos të jesh anoreksike, por më pas ti quhesh je shumë e bërë. Edhe ti do që të jesh ajo perfektja dhe e lëviz pak portretin tënd, e prek pak buzën tënde, e rregullohen pak vetullën edhe sot quhesh thjesht plastikë e silikon,”-tha Luana.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...