Infermierët dhe doktorët po na ikin masivisht, tani drejt Gjermanisë po ikin edhe…

Mes profesionistëve që largohen nga Shqipëria janë edhe shoferët. Në transportin publik kërkohen mbi 1 mijë shoferë, sipas Shoqatës së Transportit.

 

Dashamir Kanto 20 vite ka punuar si drejtues mjeti në transportin publik. Për shkak të pagës së ulët sot ai është shkëputur nga ky sektor.

 

“Rroga ishte shumë e ulët, 300-350 euro në muaj nuk ja vlente. Më mirë thash po e lë dhe po e vazhdoj punën këndej nga Franca. Bëj linjën Tiranë- Paris. Kjo është një sakrificë si për mua si për familjen, me atë pagë nuk e përballoja dot,” – tregoi Kanto.

 

Shoqata e transportit thotë se mungesat më të mëdha janë në transportin urban, pasi një pjesë e shoferëve janë larguar në Gjermani.

 

“Ka pasur vështirësi në gjetjen e shoferëve, se pas pandemisë pati një ikje mjaft të madhe të specialistëve të transportit në Gjermani. Që nga ajo kohë e deri tani nuk kemi gjetur punëtorë mjaftueshëm,” – tha Dashnor Memaj nga Shoqata e transportit Urban dhe Interurban.

 

Paga e një shoferi në transportin urban në Shqipëri varion nga 350 në 700 euro. Në Gjermani pagat nisin nga 500 euro deri në 1 760 euro. Grupmosha mbizotëruese e shoferëve të transportit publik është mbi 50 vjeç, por të dhënat e marra në Drejtorinë e Transportit Rrugor tregojnë se mosha mbizotëruese e shoferëve të autobusëve dhe minibusëve është 38 vjeç.

 

Krahas mungesave si pasojë e emigrimit të shoferëve, sipas të dhënave të marra në DPSHTRR nga viti në vit ka edhe një ulje të personave që marrin patentën për autobus dhe minibus.

 

Transporti publik urban aktualisht në Shqipëri nuk punon me kapacitet të plotë. Burime për Euronews Albania tregojnë se ka qytete që po ofrojnë transport me vetëm 1 autobus.

 

Në Shkodër para pandemisë ka pasur 6 autobusë, sot ka vetëm 3, në Fier ka pasur 5 dhe tani ka vetëm 1, në Dibër nga 4 para pandemisë, numri ka shkuar në 1. Durrësi, Elbasani dhe Vlora operojnë me 50% të kapacitetit të autobusëve, ndërsa Tirana me thuajse 70%.

(Video) Del telefonata e plotë e Oltës me të shoqin, momenti kur i tha s’ke punë me Luizin

Banorët e Big Brother kanë patur sot mundësinë të komunikojnë me familjarët. Olta ka marrë një telefonatë nga bashkëshorti, i cili i ka kërkuar...

Do qëndrojnë më shumë seç duhet/ Ja se çfarë po ndodh në shtëpinë e ‘Big Brother’

Big Brother Vip Albania 2 është shndërruar në spektaklin më të ndjekur nga publiku i cili është apasionuar pas jetes që bëjnë banorët brenda...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

(Video) Del telefonata e plotë e Oltës me të shoqin, momenti kur i tha s’ke punë me Luizin

Banorët e Big Brother kanë patur sot mundësinë të...

Edhe Vis Pupa merr telefonatën nga e shoqja: Kupën dua ta çosh në Shkodër

Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët...

‘A të them me kë jam unë’? Bashkëshortja habit Elvis Pupën?

Elvis Pupa ka zhvillaur ditën e sotmë një bisedë...