Berisha-Ramës: Nëse je burrë dhe ta mban, që nesër të kalojmë në…

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të ndryshojnë Kodin Penal dhe kryeministrat të përjashtohen nga çdo parashkrim i ligjit.

 

“Nëse je burrë dhe ta mban, ja ku po ia them para gjithë shqiptarëve, hajde të kalojmë ligjin në parlament të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi.

 

Urdhëro që nesër të kalojmë ligjin në parlament të ndryshojmë kodin penal, të vetmit që të përjashtojmë nga parashkrimi të jenë kryeministrat.

 

Po ai s’e bën dot këtë se ka frikë e tmerr nga firmat e tij të cilat thotë nuk di çfarë kam firmosur për të mbushur valixhet”,-tha Berisha.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img