A do e votonte Fatos Nanon për president? Berisha jep përgjigjen me …

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në konferencën me gazetarët në lidhje me procesin për zgjedhjen e presidentit të ri, për të cilën tha se nuk është shumë i interesuar, pasi më së shumti ka qenë i fokusuar te gara brenda partisë për postin e kryetarit.

 

“Unë po merrem me garën time, Komisioni i Rithemelimit ka përcaktuar dy përfaqësues që të merren me këtë çështje’, tha Berisha, i cili u ngacmua nga gazetarët nëse do të votonte pro emrit të Fatos Nanos si president i mundshëm.

 

Berisha tha se Nano është në privatësinë e tij, dhe me humor u shpreh se nuk do të donte që ti prishte qetësinë ish-liderit të socialistëve.

 

“Unë mendoj që nuk ia vlen që t’ia prishim privatësinë atij, është mes të tjerave një lloj hedonisti, është mësuar me një mikroklimë”, tha Berisha.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img