U bë rezidente e Dubait, Enca: Dua një burrë të më gatuaj përditë, ndryshe do ia kërkoj tjetrit

Enca Haxhia është një ndër këngëtaret më të njohura në vendin tonë. Ajo përflitet shumë për format e saj bombastike dhe këngët provokuese e cila shpesh herë vihet në qendër të mediave rozë, për shkak të fotove mjaft ‘hot’

 

Këngëtarja shumë herë është bërë kryefjala e mediave për shkak të fotove ‘të nxehta‘ që pubikon në rrjetet e saj sociale, në të cilat ka shumë pak vend për imagjinatë, teksa para pak ditësh njoftoi se ka fituar zyrtarisht edhe shtetësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe. Në një video të publikuar në InstaStory, ajo tha se tashmë është banore rezidente e Dubait.

 

Ndërkohë përmes një postimi në Instastory, ajo ka treguar kushtin që duhet të plotësojë burri i saj i ardhshëm, ndërsa thotë se ai duhet t’i gatuajë çdo ditë gjëra të mira, ose një gjë të tillë duhet t’ia kërkoj dikujt tjetër.

 

“Seriozisht i dashuri/bashkëshorti im i të ardhmes duhet të më gatuajë përditë gjëra të mirë…ose do më duhet t’ia kërkoj dikujt tjetër”, ka shkruar Enca.

 

TE TJERA

spot_img